Ndarja nga jeta e ish-presidentit grek, Berisha: Shqiptarët humbën një mik të çmuar

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-presidentit grek, Berisha: Shqiptarët humbën një mik të çmuar

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 07:12
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka përcjell një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Greqisë Karolos Papulias.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Papuliasishte një luftëtar i paepur i lirisë dhe një qendrestar trim ndaj pushtimeve të huaja dhe regjimeve diktatoriale.

Berisha thotë se shqiptarët humbën një mik të çmuar.

Postimi i plotë:

Mesazh ngushellimi!

Te dashur miq, ish Presidenti i Greqise, Karolos Papulias u nda nga jeta.

Ish presidenti Papulias ishte nje shtetar i shquar qe i sherbeu per dekada vendit dhe kombit te tij. Ai ishte nje luftetar i paepur i lirise dhe nje qendrestar trim ndaj pushtimeve te huaja dhe rregjimeve diktatoriale ne vendin e tij. Shqiperia dhe shqiptaret kane patur tek ish presidenti Papulias nje mik te vertet qe i donte dhe i çmonte.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjareve, miqve dhe autoriteteve te vendit te tij. R.I.P Amin! 

Ish-presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka ndërruar jetë të dielën në moshën 92-vjeçare duke lënë pas një karrierë të gjatë politike. Papulias ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zyrtari i lartë i të majtës greke PASOK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat