Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Berat. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan.
Shtetasi me iniciale S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.