Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka bërë publike të vërtetën e tij lidhur me deklarata e ish-kryeminsitrit Sali Berisha se ai, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj ishin takuar në një restorant në kryeqytet.
Ai tha se me Bashën nuk ka darkuar kurrë dhe prezenca e tyre në atë ambjent ka qenë një rastësi, duke shtuar se aty ka pasur edhe mbështetës të Foltores.
Balla: Dua të sqaroj që asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Berisha është nëj rishfaqje e 30 viteve të Sali Berishës që vetëm me gënjeshtra, shpifje, mashtrime ka lënë gjithë trashëgiminë e vet politike.
Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në një familje të një miku që për mua është mik i vyer dhe që kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë.