Në nëntor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 117,8 miliardë lekë dhe 47,3% e tyre u transportuan me det.
INSTAT bën të ditur se, në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) shënoi 1.032,7 miliardë lekë, kundrejt njëmbëdhjetë mujorit 2019, ku vlera e mallrave të tregtuara ishte 870,5 miliardë lekë.
Sipas INSTAT, në nëntor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 56,3%, me rrugë 39,6% dhe me ajër 0,5%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Nëntor 2021 janë rritur me 29,7%, krahasuar me Nëntor 2020.
Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,5%, me rrugë 39,0% dhe me ajër 0,5%. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 19,5%.
Ndërsa importet në Nëntor 2021 zunë 43,2% me rrugë detare, me rrugë tokësore 40,8% dhe me ajër 2,5%.
Mallrat e importuara me rrugë në Nëntor 2021 janë rritur me 23,3%, krahasuar me Nëntor 2020.
“Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 46,1%, me det 45,6% dhe me ajër 3,7%. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 25,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019”, bën të ditur INSTAT.