Italia drejt njohjes së pensioneve të shqiptarëve/ Rama: Parlamenti Italian nis procedurat në 2022

Shqipëria

Italia drejt njohjes së pensioneve të shqiptarëve/ Rama: Parlamenti Italian nis procedurat në 2022

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022 një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik, ka njoftuar sot kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri shkruan se do të qeveria shqiptare do të vazhdojë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022.

Ai falenderon kryeministrit Mario Draghi, ministrin e jashtëm Luigi di Maio, që thotë se “janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike”.

Kryeministri Rama në vizitën zyrtare që zhvilloi në Romë, një muaj më parë i kërkoi kryeministrit italian Mario Draghi, njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në gadishullin Apenin dhe duket se marrëveshja është drejt finalizimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat