Dy vrasje për makinën e gërvishtur/ Sot në Peqin u vra vëllai i vrasësit të Ylber Xhahysës

Shqipëria

Dy vrasje për makinën e gërvishtur/ Sot në Peqin u vra vëllai i vrasësit të Ylber Xhahysës

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:50
Makina e gërvishur

Një 35 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj ku Albi Bashaliu u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij.

Autorët menjëherë pas ekzekutimit kanë djegur në vendngjarje edhe mjetin e tyre ndërsa më pas janë larguar me mjetin e viktimës.
Edhe pse ende nuk ka një pistë zyrtare, paraprakisht mësohet se po hetohet në pistën e hakmarrjes.

Në qershor të këtij vitit Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti të çastit fqinjin e tij Ylber Xhahysën.

Por duket se 35 vjeçari i vrarë sot nuk ka qenë i panjohur për autoritetet. Në vitin 2017, Albi Bashaliu është arrestuar pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona, fatmirësisht pa të lënduar.

Zona është rrethuar dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve, të cilët pasi kanë vrarë Bashaliun janë larguar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat