2022 do vijë me diell/ Parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

Shqipëria

2022 do vijë me diell/ Parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Java nisi me reshje, por fundjava që shënon ndërrimin e viteve, do të jetë me mot me diell dhe temperatura të ngritura.

2022-shi do të nisë mbarë, përsa i përket motit.

Adiola Bani, Meteoalb: Deri në mesin e javës mbetet mot me reshje shiu, por në sasi më të pakët.

E enjtja dhe nata e ndërrimit të viteve do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, por mot të ngrohtë, pasi temperaturat ngjiten deri në 17-18 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat