Mbi 2 milionë e 300 mijë vaksinime kundër COVID në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë

Shqipëria

Mbi 2 milionë e 300 mijë vaksinime kundër COVID në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Ditën e sotme në Shqipëri janë vaksinuar kundër COVID 7399 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vendin tonë, janë vaksinuar 2 307 227 qytetarë.

“7 399 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë kryer 2 307 227 vaksinime”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 168 raste të reja me COVID nga 2241 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat