Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga DASH dhe më pas pezullimi i tij nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës më 9 shtator, nisi një luftë të brendshme në PD.
Zoti Berisha ka hedhur akuza mbi Bashën dhe Ramën si bashkëpunëtorë në shpalljen e tij "non grata."
Në një intervistë në A2CNN Berisha theksoi se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë pasi u mor me një proces të shpalljes së tij “non grata”, bashkë me Edi Ramën, pa asnjë fakt, dokument apo provë”.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente. T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, shtoi Berisha.