O Zot pse i more?! Lot dhe dedikime prekëse për babë e bir që humbën jetën në aksident

Shqipëria

O Zot pse i more?! Lot dhe dedikime prekëse për babë e bir që humbën jetën në aksident

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 07:44
Shkurt Prenga dhe djali i tij

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar  në Rrugën e Kombit ku humbën jetën babë e bir.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje, jo vetëm te familja e Shkurt Prengës, por edhe miqtë dhe shokët e tij.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet prekëse dedikuar 33 vjeçarit Prenga dhe djalit të tij, vetëm 3-vjeç që ikën nga kjo botë.

E pabesueshme. Qofsh i parajsës shoku im Shkurt Prenga bashkë me djalin tënd. Zoti e forcoftë familjen tënde”.

O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime familjes”, janë disa nga mesazhet në Facebook për ngjarjen e rëndë.

Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali vdiq në vend dhe i ati në spital. Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në rrezik për jetën.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Image
Dedikim në Facebook për vdekjen e Shkurt Prengës dhe djalit të tij
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat