I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet 22-vjeçari në Rinas

Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet 22-vjeçari në Rinas

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze.

Policia bën me dije se është vënë në pranga M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

I riu është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda.

Për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat