Ish -kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka pasur informacione se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha
Berisha: Mua më është thënë muaj nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, gjer në atë shkallë sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues.
Përçarja e PD? Cili është projekti juaj për bashkimin e opozitës?
Berisha: Njerëzisht dua t’ju kërkoj të kthehemi prapa në muajin shtator pa ngjarjen Berisha. Çfarë opozite gjeni? Një opozitë që pa hyrë në parlament propozon ndryshime kushtetuese. Një opozitë që në mënyrën më të pabesueshme voton huamarrjen më të madhe të vendit. Një opozitë nuk e bën kurrë një akt të tillë, vetëm kur është pengopozitë. Kur bëhet lojë e qeverisë ajo kthehet në shëmtirë.