Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Milot në aksin Laç-Lezhë.
Një foriustradë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Brenda makinës ndodheshin një familje nga Mirdita. Çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit e cila është dërguar për mjekim.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë mungesa e sinjalistikës. Mbrëmjen e djeshme në këtë aks humbën jetën babë e bir.