Berisha: Rama nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për kryeministër

Shqipëria

Berisha: Rama nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për kryeministër

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:51
Sali Berisha

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi Edi Ramën në debat televiziv. 

Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën. 

Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.

"Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore knë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë", u shpreh Berisha. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat