Policia e Tiranës ka arrestura një 25-vjeçar për akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Burime nga policia thanë se pas hetimore disajavore organizuan operacionin e koduar “Baldushku”, ku u sekuestruan 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një dorezë metalike (përforcues grushti), një aparat celular, doreza plastike dhe maska.
Të arrestuar janë shtetasit N.S 25 vjeç dhe I.Sh 39 vjeç, ndërsa nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Burimet nga blutë e Tiranës bëjnë me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një kilogram”.