Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me demokratët mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.
Ai u shpreh para mbështetësve të tij se ky vit që po lëmë pas po mbyllet me një PD të fortë dhe një parti opozitare të vërtetë, e gatshme të përballet me atë që ai e quan regjimi i narkoshtetit.
“Ne mbyllëm vitin, i cili në shumë aspekte do ishte i tmerrshëm për shqiptarët, ku narkoshteti mori mandatin e tretë në mënyrën më të pamerituar. Shqiptarët janë sot qytetarët më të plaçkitur. Kur papunësia ka mbuluar vendin, por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për vendin tonë.
Ne e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë. E mbyllim këtë vit me një forcë politike të vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me pushtetin”, tha Berisha ndër të tjera.