Rama flet për palajmërimin e Berishës për të marrë PD

Shqipëria

Rama flet për palajmërimin e Berishës për të marrë PD

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Edi Rama

Kreu i qeverisë komentoi në konferencën e fundvitit situatën në PD, si edhe paralajmërimin e ish kryeministrit Berisha për të marrë selinë.

“Nuk kam lënë datë por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe Halilit jo me temën e kullës së PD se u bë si legjendë Kreshnikësh që do përballen në filan datë. Është një marrëzi e madhe një realitet qesharak. Është edhe pak si ajo shprehja që ca të kërkosh do gjesh.

I shkoi jeta duke kërcënuar për të marrë kryeministrinë, tani janë në luftë për të marrë PD. Keqardhje e madhe por edhe shumë qesharake.

Dhe probabilitetet e marrjeve dhe dorëzimeve të asaj kalaje janë shumë më të larta se këtu s’kanë ca bëjnë. Pregatituni për estradë” -u shpreh Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat