Policia Kufitare e Qafë Botës bëri të ditur sot emrat e dy të arrestuarvë që tentuar të trafikonin lëndë narkotike në Greqi, konkretisht, 6,15 kg kanabis.
Të arrestuarit janë Albana Pashako dhe Ilirjan Telo.
Policia tha se si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip "Daimler Chrysler", me drejtues shtetasin I. T., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 6.15 kg.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, të shtetasve I. T., 51 vjeç dhe A. P., 36 vjeçe, banues në lagjen nr.1, Sarandë.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.