Humb jetën i riu në Cërrik, i shpërtheu tritoli në dorë

Shqipëria

Humb jetën i riu në Cërrik, i shpërtheu tritoli në dorë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Një i ri ka humbur jetën në Cërrik, mëngjesin e së enjtes, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasit E.R. 27 vjeç i shpërtheu aksidentalisht sasia e eksplozivit.

Kjo ngjarje ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat