Kush do e drejtojë Partinë Demokratike pas largimit të Bashës? Klevis Balliu nxjerr emrin surprizë

Shqipëria

Kush do e drejtojë Partinë Demokratike pas largimit të Bashës? Klevis Balliu nxjerr emrin surprizë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:59
Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i pyetur se a ka emra konkretë se kush do e drejtojë Partinë Demokratike, u shpreh se janë disa që kanë shprehur ambicien për të qenë në krye dhe kjo do të zgjidhet përmes një votimi.

Balliu tha se sot janë 4-5 persona përfshi dhe Tomor Alizotin që kanë shprehur ambicien.

“Ky aksion përfundon kështu: filloi me foltoren, kuvendin, referendumi dhe në fund të çon të bësh zgjedhje në PD për kryetarin e ardhshëm dhe nuk ka demokrat në Shqipëri që të jetë kundër zgjedhjeve. Se kush do jenë kandidaturat atë e vendos anëtarësia. Deri sot janë 4-5 persona përfshi dhe Tomor Alizotin që kanë shprehur ambicien më pas do vendos dhe unë se kë do votoj.

Unë mendoj se PD janë jo vetëm propozimet e Berishës që jo vetëm do e forconin partinë por mbi të gjitha ka nevojë që PD të bashkohet me të gjithë vlerat që ajo ka në historikun e saj nga ata të ‘90 deri te ata sot, dhe një figurë që e bën këtë padiskutim është Berisha dhe kjo është ajo që i duhet bashkimi, më pas politikat për tu zgjeruar dhe hapur. Atë ditë do të hiqet një nga dhëmballët e kalbura që ka kapur opozitarizmin”, u shpreh Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat