Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë vendimet ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderin e uniformave.
Sipas njoftimit të GJKKO, Edlira Naqellari, është shpallur fajtore dhe është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe i ndalohet për 5 vitet e ardhshme ushtrimi i të drejtës për funksione publike.
Të njëjtin dënim ka marrë edhe Flutura Çerkezi.
Sipas njoftimit të GJKKO, fajtore është shpallur edhe Anisa Bogdani, e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 vit dhe 3 muaj burgim. I njëjti dënim është aplikuar edhe për ish zyrtaren Ani Omuri.