Ndarja nga jeta e Vladimir Grillos, Meta: Dhuroi emocione të veçanta për dekada

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Vladimir Grillos, Meta: Dhuroi emocione të veçanta për dekada

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 21:20
Vladimir Grillo, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të komentatorit të njohur sportiv Vladimir Grillo. Meta shkruan në rrjetet sociale se Grillo do të kujtohet për emocionet e veçanta që ka dhuruar për dekada duke përcjellë vlerat më të arrira sportive.

Ai u shpreh ngushëllime familjarëve dhe njerëzve të tjerë të afërt.

“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.

Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme. Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat