Bashkimi Evropian e ka ‘mobilizuar’ Shqipërinë me 375.000 doza të vaksinës Pfizer, ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë, Orgesta Manastirliu.
Manastirliu shkroi në Facebook se gjatë 21 muajve përballje me pandeminë “mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Evropian ka qenë e pakursyer”.
“Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer.
Një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë”, thuhet në njoftim.