Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Bulqizës.
Rreth orës 04.30, persona të paidentifikuar kanq goditur me grushta për motive të dobëta 57-vjeçarin e identifikuar me inicialet N. U., që ishte roje në një pikë karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e regjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.