Viti 2022 do të nisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit me shqyrtimin e kërkesës së ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Ai u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve dhe po mbahet në paraburgimin e 313.
Avokatët kërkojnë që klienti i tyre të hetohet në një masë më të lehtë sigurie.
Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri argumentojnë kërkesën bazuar në faktin se ish ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.
Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
SPAK vijon hetimet edhe për incineratorin e Tiranës dhe Fierit.