Makina përplas 15-vjeçarin në Elbasan, i mituri përfundon në spital

Shqipëria

Makina përplas 15-vjeçarin në Elbasan, i mituri përfundon në spital

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas.

Mjeti tip Opel me drejtues shtetasin me inicialet K.Z 46 vjeç banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat