Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen Nr.13, ku një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.