Akulli në rrugë kthehet në burim aksidentesh, tek Pishat në Bulqizë.
Ndonëse nuk ka prani të dëborës, aksi nacional Bulqizë-Peshkopi është kthyer në burim aksidentesh kryesisht në orët e para të ditës.
Dy automjete kanë dalë nga rruga në vendin e quajtur "Pishat" si pasojë e pranisë së akullit në asfalt.
Nga batimi i dy automjeteve kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ky segment rrugor është vazhdimisht problem në stinën e dimrit për shkak të pranisë së akullit, ndërsa firma mirëmbajtëse kujtohet të hedhë kripë vetëm kur ka reshje dëbore.