“Emisioni më i ndjekur në Holandë nis Vitin e Ri nga Shkodra”, Rama nxjerr videon

Shqipëria

“Emisioni më i ndjekur në Holandë nis Vitin e Ri nga Shkodra”, Rama nxjerr videon

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:09
Edi Rama

Emisioni “Wie is de Mol”, i cili transmetohet në Holandë, e ka startuar këtë vit të ri me qytetin e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socile, shkruan se emisioni më i ndjekur televiziv në Holandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka  pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve holandezë në Shqipëri.

“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit hollandez me programin e famshëm “Wie is de Mol” – filmuar në Shqipëri në 2021.

Emisioni më i ndjekur televiziv në Hollandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve hollandezë në Shqipëri.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat