Nata e Vitit rë Ri ishte ankth për banorët "5 Majit" në Tiranë: Ky vit lufte për ne

Shqipëria

Nata e Vitit rë Ri ishte ankth për banorët "5 Majit" në Tiranë: Ky vit lufte për ne

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:41
Ilustrim

Edhe ky vit që erdhi i gjeti banorët e 5 Majit në Tiranë bashkë me frikën se fadromat e bashkisë do të shkonin të shëmbnin shtëpitë e tyre.

"Nata e Vitit rë Ri ishte ankth. Sa të dëgjosh një makinë të dalësh në derë se erdhën se ky është shtet i pabesë" thote një banore.

Banorët thonë se 2022-in e presin po aq të trazueshëm sa viti që lamë pas.

 “Mesaduket ky vit do të jetë vit lufte për ne”

Thonë se nuk kanë besim se gjërat mes tyre dhe bashkisë do të rregullohen.

"Nuk kam besim tek asnjë parti, se këta nuk interesohen për ne vetëm për vete. Unë e kam bërë me borxh e me kredi e ai thotë dua të vij ta prish”

Kërkesat e tyre janë të njëjta, duan kontratë me bashkinë tiranë për kompensimin e shtëpive me çmimin e tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat