Rritet interesi për vaksinën anti-Covid

Shqipëria

Rritet interesi për vaksinën anti-Covid

Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Vendimi i Komitetit Teknik të ekspertëve se nga 4 Janari çdo punonjës I administratës publike apo ata që janë në shërbim të qytetarëve duhet të jenë të imunizuar ka rritur interesin për vaksinim. Fluks të shtuar edhe në ditët festive ka patur edhe në pikën më të madhe të vaksinimit të vendosur në stadiumin “Air Albania”.

“Është vënë re një rritje e kërkesës së bërjes së vaksinës, sidomos doza e parë dhe e treta ka shumë interes”.

Te gjitha pikat e vaksinimit kane vijuar punën edhe përgjatë ditëve të vitit të ri pa ndërprerje. Mesatarisht gjatë 24 orëve në të gjitha pikat në vend është mundësuar injektimi i rreth 9 mijë vaksinave anti-Covid të llojeve të ndryshme.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Janar deri më sot mbi 1 milion shqiptare kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-Covid. Procesi po vijon me injektimin e dozave të para për të gjithë personat mbi 16 vjeç, fëmijët mbi 12 vjeç që kanë sëmundje që ulin imunitetin si, ndërsa janë aplikuar edhe mbi 145,961 doza të treta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat