Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hën në Mbrostar Ura në Fier.
Mësohet se një qen ka sulmuar një vajzë 10-vjeçare duke i lënë plagë në trup e gjymtyrë.
Vajza është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Fierit, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.