Ministrja Kushi jep lajmin: Ja kur do të kthehen fëmijët në shkollë pas pushimeve të Vitit të Ri, më të kujdesshëm për Covidin

Shqipëria

Ministrja Kushi jep lajmin: Ja kur do të kthehen fëmijët në shkollë pas pushimeve të Vitit të Ri, më të kujdesshëm për Covidin

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:42
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar në lidhje me rinisjen e mësimit gjatë ditës së nesërme, pas një periudhe pushimi, që përkoi me festat e vitit të ri dhe Krishtlindjeve.

Kushi shkruan se duhet që të gjithë nxënësit dhe mësuesit të kenë një kujdes të shtuar në lidhje me higjenën, ndërkohë që sipas saj mësimi fizik në shkolla kërkon që të gjithë të marrin përgjegjësi.

"Të dashur nxënës, shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.

Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura, por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.

Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!", thuhet në mesazhin e ministres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat