Sali Berisha njofton protestë më 8 janar, vendi: Para selisë së PD

Shqipëria

Sali Berisha njofton protestë më 8 janar, vendi: Para selisë së PD

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:28
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare më datë 8 Janar, 2022. Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Në njoftimin e publikuar nga Berisha, nënvizohet se selia e demokratëve nuk është “bunker i pengut”, duke iu referuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Ish-kryeministri ka deklaruar disa javë më parë se data 8 Janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.

“Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”, tha Berisha.

Por më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat