Shqiptarët ikin pas festave, 12647 qytetarë dolën nga Kapshtica dhe Qafë-Thana në 3 ditët e para të 2022

Shqipëria

Shqiptarët ikin pas festave, 12647 qytetarë dolën nga Kapshtica dhe Qafë-Thana në 3 ditët e para të 2022

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:21
Ilustrim

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe që kaluan festat në Shqipëri tanimë i janë dejtuar shteteve ku janë rezidentë. Sipas të dhënave të drejtorisë kufitare mbi 12 mijë qytetarë kanë dalë vetëm nga Kapshtica dhe Qafë Thana në 3 ditët e para të vitit 2022.

12647 qytetarë kalë dalë nga territori i Shqipërisë në 3 ditët e para të vitit nga Qafë Thana dhe Kapshtica.

Tanimë pas festave ata po u drejtohen vendeve ku jetojnë e punojnë.

Vetëm me datën 3 janar, nga pika kufitare e Kapshticës kanë dalë 3063 persona ndërsa kanë hyrë 1250 të tjerë.

Me dokumentet dhe testet anti-Covid në dorë, në Kapshticë qytetarët shprehen se po rikthehen në Greqi për t'iu drejtuar punëve të tyre.

"Kaluam mirë, u kënaqëm me njerëzit tanë. Shqipëria në përgjithësi mirë."

Situatë krejt tjetër paraqitet në Kakavijë ku numri i personave që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë është 3 herë me i lartë në krahasim me ata në dalje.

Sipas policisë kufitare me datën 3 janar nga Kakavija kanë hyrë në Shqipëri 3166 persona dhe kanë dalë 1147 të tjerë.

Testi PRC i 72 orëve të fundit ose testi i shpejtë jo më shumë se 24 orë para udhëtimit janë kushte për të hyrë në Greqi, pavarësisht nëse udhëtari është i vaksinuar.

Greqia kërkon gjithashtu edhe formularin PLF, ndërsa këto rregulla zbatohen për të gjithë të rriturit dhe fëmijët plus 5 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat