“Ka informacion për kërcënim fizik të Lulzim Bashës”

Shqipëria

“Ka informacion për kërcënim fizik të Lulzim Bashës”

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:38
Lulzim Basha

Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Gardës për ta vënë atë në mbrojtje të Lulzim Bashës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se Garda i shërben Republikës, jo politikës.

Sipas tij, punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit, por të pushtetit, pasi pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit.

Në reagimin e Manjanit ka ndërhyrë edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha shpjegon se Bashës i janë vënë 2 truproja shtesë pasi, shoqëruesi kryesor i kryedemokratit ka informuar me anë të një raporti se atij i rrezikohet jeta.

Hoxha shton se këta shoqërues të Gardës kanë për detyrë të mbrojnë fizikisht vetëm Lulzim Bashën, jo selinë e PD.

Ai shkruan se çdo demokrat që kërkon të futet në seli, mund të hyjë qetësisht pasi 4 oficerët e Gardës nuk kanë detyrë të pengojnë askënd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat