35-vjeçari Erion Çela, të cilit plumbat e kallashnikovit i morën jetën, do të bëhej shumë shpejt baba.Raportohet se bashkëshortja e viktimës, Erion Çela, është shtatëzanë dhe pret një vajzë.
Çela mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmjes së sotme në ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Sakaq, mësohet se shenjestra e atentatit ka qenë Blerim Çela, vëllai i viktimës Erion Çela.
Nga ana tjetër, mësohet gjithashtu se i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj, daja i viktimës, i cili rezulton me precedent penal për drogë në Itali.