Atentati me 1 viktimë dhe 4 të plagosur, ja pista që po heton policia

Shqipëria

Atentati me 1 viktimë dhe 4 të plagosur, ja pista që po heton policia

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:09
Don Bosko

Detaje të tjera nga krimi i rëndë në Don Bosko, ku pas një atentati, mbeti i vdekur 35-vjeçari Erion Çela, e u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i viktimës.

Makina e autorëve dyshohet se ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës drejt lokalit, më pas, nga mjeti tip “Benz” janë lëshuar dhjetëra plumba kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin viktima dhe të plagosurit. Pas krimit, autorët janë larguar po nga drejtimi që kanë ardhur e më pas kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laprakës.

Pista që po dyshon policia është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve kishte precedent të theksuar kriminal në shtetin italian.

Rrethimi i zonës, ka sjellë problematika për autoambulancat që kërkojnë të futen për në Spitalin e Traumës, ndërkohë, autorët sipas raportimeve janë kujdesur që të mos lënë thuajse aspak gjurmë në vendngjarje dhe kjo rrit më tepër dyshimet e policisë që ngjarja mund të jetë kryer nga persona profesionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat