Vendoste loto në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Vendoste loto në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin në pronësi të tij në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në kryeqytet.

Gjatë operacionit të koduar “Skedina”, policia ka sekuestruar një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skedina”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skedina”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – J. R., 26 vjeç, banues në rrugën “Siri Kodra”. Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij në rrugën “Xhanfize Keko”, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat