Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano mëngjesin e sotëm ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e policisë në qarqe.
Në fokus të takimit të parë për vitin që sapo ka nisur ka qenë situata e sigurisë dhe lufta kundër kriminalitetit.
Pasditen e djeshme në Tiranë u shënua viktima e parë për vitin e ri, pas një atentati të organizuar që la edhe katër të plagosur rëndë.
Bilanci i atentatit në Tiranë
Viktima
Erion Çela
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Cëroi 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë