Një qytetare ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti ka një disfunksion seksual. Sheqeri dhe fërgesa janë zgjidhjet që i jep “shëruesja” e Qerretit.
Qytetarja – Mirë se të gjeta!
Fallxhorja – Si je? Si kalove?
Qytetarja – Mirë!
Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?
Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…
Fallxhorja – Hë, hë!
Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…
Fallxhorja – Sa keni të martuar?
Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.
Fallxhorja – Emri jot?
Qytetarja – Ana!
Fallxhorja – Po burri?
Qytetarja – Selim!
Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.
Qytetarja – Si është i lidhur?
Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.
Qytetarja – Ka magji?
Fallxhorja – Hë, hë…
Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?
Qytetarja – Jo!
Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?
Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?
Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.
Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?
Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!
Qytetarja – Hë, hë, po!
Fallxhorja – Një nesër!
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – Një pasnesër!
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?
Qytetarja – Po, po!
Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!
Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit!
Një tjetër qytetare shkon tek një fallxhore në Pajovë, pasi i shoqi ka një lidhje tjetër. “Këshilla” e parë e bamirëses është, që ta tundë mirë për flokësh rivalen.
Qytetarja – Si jeni?
Fallxhorja – Ça halli ke?
Qytetarja – Burri ka një tjetër. E kam kapur vetë.
Fallxhorja – Ka tjetër?
Qytetarja – Hë, hë..!
Fallxhorja – Sa kalamaj ke ti?
Qytetarja – Dy. Si t’ia bëj, pa mirë?!
Fallxhorja – Aty, aty! Ku të vesh? Ku të ikësh? Bjer mua një robë, ça i ke atij me atë tjetrën! Ajo me burrë është?
Qytetarja – Ajo me burrë.
Fallxhorja – Paska tjetër ai nën dyshek, qëni i mutit! Nuk e kape prej lesh koke atë buçen njëherë më?
Qytetarja – Eh, po…!
Fallxhorja – Qysh, epo…?
Qytetarja – Ta kisha kapur atë unë, po…
Fallxhorja – E kapje, e tundje njëherë, tundje! Nuk të pëlqen burri jot buçe, më? Të më ndash fëmijët nga babai i vet? E tundje më njëherë, e tundje! Bjere mua! (Fotografinë)
Fallxhorja – Gomari, po s’qenka as i ri, o..!
Fallxhorja – Nuk do t’i kërkosh atij: Jo ti këtu, ti aty, se ftofet burri nganjëherë fare, kur ju thua kshu e të ikën fare.
Fallxhorja – Unë të kam lëndosur ty. Pikë! Unë e di dhe mund të mos bëhet as për një femër të huaj, përveçse me … gruas së vet.
Qytetarja – Këtë, ku ta vë?
Fallxhorja – Futja në jastik, brenda!
Qytetarja – Në regull! Sa të detyrohem?
Fallxhorja – Nuk ka me detyrim.
Qytetarja – Jo, jo! Më thuaj, sa të detyrohem!
Fallxhorja – Hajt me këmbë të mbarë!
Qytetarja – Faleminderit! Shumë faleminderit!
Shëruesi në Floq (Cërrik)
Qytetarja – Si kaluat?
Shëruesi – Për kë e ke?
Qytetarja – Për vjehrrën!
Shëruesi – Ça e quajnë?
Qytetarja – Më ka gjetur belaja.
Shëruesi – Ça e quajnë?
Qytetarja – Hatixhe!
Shëruesi – Ça problemi, ça kërkon?
Qytetarja – Më ka futur në sherr me burrin. Ka 15-vjet, që i ka vdekur burri i vet, rri me ne në Itali. Kemi qenë bukur e mirë.
Shëruesi – Atje është, rri me ju ajo?
Qytetarja – Me ne.
Qytetarja – Dy rrugë ka, ose do ndahem unë nga burri, ose do martoj vjehrrën!
Shëruesi – Jo, jo, larg qoftë! Jo!
Qytetarja – Epo, do martoj vjehrrën, pra!
Shëruesi – Ka pretendime?
Qytetarja – Më ka lodhur, më futi në sherr.
Shëruesi – Të ka lodh po…
Qytetarja – Burri as fle më me mua, asnjë gjë!
Shëruesi – Ti se ke mirë burrin njëherë, në rradhë të parë.
Qytetarja – Po burri ka qenë për mrekulli, po prej asaj është bërë…
Shëruesi – Epo është bërë prej asaj, po nuk di t’i ndaj gjërat ai, t’i vendosë pikën mbi “i”, ti none e ke këtu vendin, këtu s’ke të drejtë të hysh! E ka ai fajin, që s’i jep rrugë as kështu as ashtu! Duhet me ia thënë nja dy llafe. Çfarë kuptimi ka kjo? Që fut në sherr dynjanë?…
Qytetarja – Aman më ndihmo, ta martoj!
Shëruesi – Ana ti regulloje këtë! Mbaje me vete këtë në të zezë! Kjo e ka me ty të gjithë sherrin, nuk ka me të tjerët.
Shëruesi – Këtë fute kështu, siç e ke, pa emër!
Qytetarja – Ok! Po s’është se kontrollon aq ajo.
Shëruesi – Kur të shkosh në shpi, hiqe këtë letrën me një dorë edhe rregullo trekëndëshin e vogël.
Qytetarja – Ok! Kjo është për vjehrrën?
Shëruesi – Kjo është për burrin, vjehrra ka vetëm sheqerin.
Qytetarja – Ta martoj, se më nxiu jetën!
Shëruesi – Merre këtë!
Qytetarja – Vjen burri, s’fle me mua, se…
Shëruesi – Sheqerin bëja asaj, që…,në forma të ndryshme! Merr ndonjë rrobë tënden, merr edhe gjysmë kilogramë sheqer, merr edhe një rrobë të burrit!
Qytetarja – Në rregull!
Shëruesi – Në rregull!
Qytetarja – Ok!
Shëruesi – Po i more asaj ndonjë rrobë kështu, e vesh ajo?
Qytetarja – Po mo, i vesh.
Shëruesi – E vesh, merri e një kshu ti! Sille këtu pastaj!
Qytetarja – A do ta martoj?
Shëruesi – Do ikësh një me ti.
Qytetarja – Sa të detyrohem?
Shëruesi – Asnjë gjë. Këtu s’jemi në Pazar, po ik ashtu! Këtu je për hall, s’jemi për mall!
Qytetarja – Shumë faleminderit! Të rujt Zoti! Faleminderit!
Shëruesi – Hajde këtu në orën 5 të mëngjesit!
Qytetarja – Ok!/tvklan.al