“Kush firmos statutin e Berishës, ikën në burg”, avokati nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e papritur

Shqipëria

“Kush firmos statutin e Berishës, ikën në burg”, avokati nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e papritur

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:59
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’, komentoi sot zhvillimet më të fundit brenda PD-së. Sipas Ngjelës nuk do të ketë trazira dhe paralajmëron se kush firmos statutin e Berishës do të iki në burg.

“Po çfarë trazirash do të bëjë ai me armë?! Nëse pretendohet se i kanë shkelur ndonjë të drejtë, të shkojnë në gjykatë. Pse nuk respektojnë shtetin ligjor?! Akoma gjykatat e Saliut janë, s’kanë ikur të gjithë. Ata 6-mujorshit e Saliut ke akoma në gjykatë. Ai gjyqtar bie në burg nëse ju jep atyre një statut që është i paligjshëm dhe s’ka dalë nga PD-ja.

Gjyqtari i çështjes dha dorëheqje, por kryetari nuk e pranoi. Po pse nuk e merr përsipër! Ai që ka dhënë dorëheqje s’do që të rrëzojë Saliun. Ai që e firmos atë, ikën në burg, se bën vepër penale. I çmenduri nuk e njeh ligjin.

Po shkoi te shkallët Berisha s’i thonë gjë, po të shkojë brenda do e arrestonin. ata kanë një ‘defekt’ pasi padia e tyre shkon në SPAK, jo në gjykatë të thjesht. Unë them të maten mirë.”, u shpreh Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat