Liqeni artificial i Tiranës çdo ditë e më shumë po shkatërrohet ndërsa bashkia dhe ministria e mjedisit duket se nuk po shqetësohen. Prej ditësh në zonën e liqenin kanë nisur disa punime që kanë çuar dhe në prerjen e pemëve. Sakaq në zonë nuk ka asnjë projekt duke hedhur hije dyshimi për atë se çfarë do të ndërtohet.
Trungje të prera dhe gërmimi i zonës tashmë ka filluar në një tjetër hapësirë të liqenit artificial.
Tashmë prej disa ditësh parku po zhvishet nga pemët duke e shkatërruar të vetmen hapësirë të gjelbër në Tiranë.
Zona është e rrethuar nga rrjeta dhe nuk ka asnjë tabelë informuese se çfarë projekti do të zhvillohet.
Punonjësit aty nuk tregojnë asgjë.
Kjo nuk është e para ndërhyrje që po i bëhet parkut të liqenit artificial.
Muaj më parë bashkia e Tiranës dha një leje ndërtimi në zonën që njihej si Garda.
Tashmë me e vendim nr. 47 datë 28.12.2020 Këshilli kombëtar të territorit miratoi lejen e ndërtimit për godinën e cila do të jetë me funksion hotel me zyra dhe shërbime 14 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.
Kjo leje është dhënë dhe me miratimin e inspektoriatit të mbrojtjes së territorit.
Ndërkohë edhe në pistën e vrapit që ndodhet brenda ambienteve të liqenit artificial po kryhen punime dhe madje u prenë dhe pemë, por dhe pse agjencia e parqeve dhe rekreacionit ishte autoriteti kontraktor për të monitoruar punimet pemët u prenë.
Kjo situatë është tepër shqetësuese pasi këto projekte që herë janë transparente e herë jo po shkatërrojnë të vetëm hapësirë ku mund të marrësh ajër të pastër.