Atentati i djeshëm në një lokalet më të frekuentura në zonën e Don Boskos në Tiranë kishte si shenjëstër 41-vjeçarin Edmond Crroj, i cili ka mbetur i plagosur. Shkak është se personi ka qenë i hetuar më parë për prostitucion në Francë dhe në vende të tjera. Gjithashtu ai rezulton të jetë një person me precedent penal në Itali, i skeduar për drogë.
Kjo është një nga pistat e hetimit të policisë ndaj atentatit që pati një viktimë dhe katër plagosur.
Media ka siguruar fotot e Crrojit, njeriut që shfaqet me armë të llojeve të ndryshme me shotgun, çifte apo dhe pistoletë, së bashku me një grup shokësh, që duket sikur dalë për të provuar armët.
Ai shfaqet në një foto i hipur mbi kalë dhe mban në duar një armë shotgun. Crroj daja i viktimës Erion Çela dhe i të plagosurit tjetër Blerim Çela. Gjithashtu në këtë atentat mbetën të plagosur edhe Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Të plagosurit janë shprehur se " nuk i kanë parë autorët, por vetëm breshërinë e plumbave që erdhi drejt tyre. Dani, miku i viktimës, ka treguar se personat që ishin në tavolinë kishin ardhur nga Durrësi për tu takuar dhe pirë kafe pranë “Bar Focus”".
