Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas sanksioneve ndaj Dodik: Përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij

Shqipëria

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas sanksioneve ndaj Dodik: Përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij

Më: 5 janar 2022 Në ora: 19:11
Yuri Kim

Ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve te reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada shkruan se kjo është një përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij si dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjes.

Vendimin e ka përshëndetur dhe diplomatja amerikane Yuri Kim e cila ka ripostuar në Tëitter reagimin e ambasadës.

Postimi i Ambasadës amerikane:

Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat