Sot, vendi do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme, nga vranësira mesatare e të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, dhe pasdite në veri e veriperëndim me rrebeshe.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes-jugut 2-8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare përkohësisht 10-12m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat do të regjistrohen:
në zona malore 4 deri 13°C
në zona e ulëta 8 deri 18°C
në zona bregdetare 7 deri 17°C