Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në fshatin Muçaj të Vorës rreth orës 22:00 të së mërkurës.
Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se lënda plasëse është shpërthyer para portës së banesës së shtetasit Vladimir Kajo.
Lënda plasëse artizanale, ishte e një sasie të vogël dhe është vendosur aty nga një person ende të pa identifikuar. Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë, nuk janë regjistruar dëme në njerëz e as materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.