Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjentëve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë Zico SHA që tregëton Bana King.
Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër.
Sasia u gjet në një magazinë në Vaqarr të Tiranës.
Kokaina u gjet brenda njërit nga kontejnerët që vinte nga Ekuadori.