Rritja e rasteve pozitive me koronavirus në Shqipëri, në ditët e para të janarit ka çuar dhe në rritjen e numrit të personave që kanë nevojë për shtrim në spitalet COVID.
Aktualisht po marrin trajtim të specializuar mjekësor 113 pacientë prej të cilëve 16 janë në gjendje të rëndë.
Numri i të shtruarve në spital është rritur përgjatë ditëve të fundit në mënyrë progresive nga 90 pacientë që ishin në datën 31 Dhjetor, ka shkuar në 97 në 1 Janar, 98 në 2, 110 në 3 dhe 113 në 4 Janar.
Pacientët që po trajohen në spitalin Covid janë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Rreth 30 përqind e të shtruarve janë nga Tirana.
Gjirokastra është i vetmi qark që nuk ka asnjë të shtruar në spitalet COVID.
Në rritje përgjatë këtyre ditëve ka ardhur dhe numri i personave në terapi intensive.
Mjekët infeksionistë thonë se vazhdon të mbizotërojnë personat e pavaksinuar, të cilët zënë rreth 95 përqind të të shtruarve.
Po ashtu në spitalet COVID janë të shtruar të gjitha moshat, nga të rinjtë deri të moshuarit.