Ushtria amerikane me shtab në Shqipëri/ Rama: Superlajm për operacionet speciale, jemi aleat i fortë në NATO i SHBA-së

Shqipëria

Ushtria amerikane me shtab në Shqipëri/ Rama: Superlajm për operacionet speciale, jemi aleat i fortë në NATO i SHBA-së

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:38
Edi Rama

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka njoftuar së fundmi se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri.  

Kjo Komandë, e njohur shkurt si SOCEUR, do të jetë në gatishmëri për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë kryeministri Rama, duke e quajtur një super lajm.

“Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Venddodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë.

Qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO i SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Shqipërisë që e bën vendosjen e një shtabi një vendim të natyrshëm.

Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shuëm të afërt. Falenderoj publikisht që se kam me fort qejf por duhet bërë.

Realisht Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kihe të qendrueshme dhe pse jo të gjatë.”-tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat